Tkurrja e zonave të mbrojtura, Tare: Klosin se njoh për ambjentalist, shikoni si zhvillimi e shkatërroi Ksamilin
Gjirokastra, e cila rrezikon statusin në UNESCO si dhe vendimi i qeverisë që parashikon tkurrjen e zonave të mbrojtura në bregdet kanë shkaktuar një vale reagimesh nga mbrojtësit e trashëgimisë kulturore dhe ambjentalistët.
Studiuesi Auron Tare në një lidhje me skype për Rtv Ora nga SHBA thotë se zonat e mbrojtura duhen zgjeruar dhe jo tkurrur, kjo jo vetëm për vlerat ambjentale por edhe në fuinksion të turizmit.
Tare: Zonat e mbrojtura në Shqipëri janë nga zonat më me vlerë jo vetëm për pikëmamjen ambjentale që kanë por edhe si promotore të turizmit. Do të doja që këto zona të ishin të zmadhuara sesa të reduktuara.
Rishikimi i kufijve përgjatë vijës bregdetare redukton me 20% Parqet Kombëtare në bregdet.
Tare nuk di të thotë arsyet se pse Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka shkuar drejt këtij vendimi, por referon Ksamilin si shembull të shkatërrimit nga zhvillimi urban.
Tare: Është për tu shqetësuar pasi është me rëndësi që zonat të zgjerohen dhe jo të reduktohen. Arsyen pse Klosi e ka bërë këtë nuk mund ta them, nuk e njoh për ndonjë ambjentalist të njohur apo me kontribut të madh. Reduktimi i sipërfaqeve të zonjave të mbrojtura është shqetësuese nëse është e vërtetë. Nëse Butrintit do ti cënohet apo hiqet një segment është problematike. Edhe pse zona ka statusin e zonës së mbrojtur, për vit ka ndërtime të ndryshme duke përfituar nga indiferenca e pushtetit. Duhet zgjerimi i këtyre zonave dhe forcimi i kontrollit në terren përndryshe këto zona do të shkatërrohen njëherë e mirë dhe nuk do të kemi më mundësi ti rikuperojmë. Shikoni Kasamilin, para 30 viteve ka qenë një nga zonat më të bukura në rajon, sot është një shkatërrim dhe shembull sesi zhvillimi mund të shkatërrojë një nga vendet më të bukura të Shqipërisë.
Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana