Makri në RTV Ora: Shqipëria nuk ka industri kinematografike

Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eduard Makri në një intervistë për RTV Ora Ka folur në lidhje me trendin kulturor në vendin tonë në këtë periudhë pandemike.
Makri ka thënë se Shqipëria nuk ka një industri kinematografike, teksa shton se fakti që jemi vend i vogël duke pasur disa favore gjatë kohës së pandemisë.

Makri: Industria kinematografike është si gjithë industritë e mëdha, ku të gjitha kontaktet, marrëveshjet, mënyrat e kontakteve të drejtpërdrejta pësuan goditje. Dhe kur pësuan goditje në këto vende të mëdha që kanë industri të jashtëzakonshme dhe ankohen për këtë, ju e imagjinoni Shqipërinë. Për fat të mirë ne jemi një vend I vogël dhe në këtë pikë ka disa favore.

Përsa i përket industrisë dua të sqaroj që bëhen disa gabime me termin, sepse Shqipëria nuk ka një industri kinematografike. Vendet e Ballkanit nuk kanë industri kinematografike zyrtare. Ne jemi në tratativa me ta që të bëjmë marrëveshje duke bashkëpunuar me njerëzit që janë pjesë e televizionit dhe radios që të krijojmë një industri kinematografike.

Intervista në studio për gazetaren Besmira Pelushaj, përgatiti për online Tea Islamaj.