U zgjodh në krye të LDK, Kurti-Abdixhikut: Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën

Pas zgjedhjes në krye të LDK-së, lideri i Vetëvendosjes uron Lumir Abdixhikun.

Përmes një postimi në Facebook, fituesi i zgjedhjeve në Kosovë shkruan ndër të tjera se, është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme.

Lexo edhe: Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i ri i LDK-së, Quni tërhiqet nga gara, ja sa vota morën dy kandidatët e tjerë

Albin Kurti: Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.

Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë.

Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.

Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë.