Kosovë, 6 viktima dhe 565 raste të reja në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë Covid-19.

Nga 3.444 testime të kryera, kanë rezultuar 565 raste të reja, ndërsa 6 pacientë kanë humbur jetën.

VIKTIMAT

Prizren 2 raste (64, 64 vjeç), Dragash 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 231 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 35 raste, Gjakovë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjilan 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Vushtrri 20 raste, Kamenicë 18 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 12 raste, Viti 10 raste, Prizren 9 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 8 raste, Skenderaj 8 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit dhe Shtërpcë.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 77.253  raste nga 354.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.702 raste të vdekjes.