Pritjes i ka ardhur fundi! Afërdita Dreshaj sjell në jetë vogëlushin e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2021, 09:49
Pritjes i ka ardhur fundi dhe Afërdita Dreshaj ka sjellë në jetë vogëlushin e saj. Ajo dhe partneri i saj janë bërë prindër për herë të parë me të voglin e tyre.
Këtë lajm e ka ndarë vetë modelja përmes një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një foto, në të cilën shihet përkrah bashkëshortit, Jakub Kindl dhe të voglit të tyre.
“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar ajo përkrah fotos.
