Spiropali feston ditëlindjen, nuk mungon urimi i deputetit të Opozitës së Re që garon në siglën e PS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2021, 20:36
Deputetja e PS dhe ministrja për Marrëdhëniet për Parlamentin, Elisa Spiropali ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 38-të.
Mes shumë urimesh nuk ka munguar as ai i deputetit të Opozitës së Re që në zgjedhjet e 25 Prillit kandidon përkrah Spiropalit në listën e Tiranës, Halit Valteri.
Në një postim të tijin në Facebook ku publikon një foto të Spiropalit me lule në duar, deputeti shkruan "Edhe 100 Elisa Spiropali".
