Një buzëqeshje dhe lëvizje sysh nga e ëma, fansat suprizojnë Morenën me dhuratën më të bukur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2021, 13:44
Këngëtarja Morena Taraku ka humbur në moshë të vogël nënën e saj. Shpesh herë në rrjetet e saj sociale Morena ndan me ndjekësit kujtime nga ajo dhe se sa shumë i mungon.
Pas humbjes së saj, këngëtarja ka jetuar me të atin që i është bërë edhe nënë edhe baba.
Së fundmi ajo nga ndjekësit e saj ka marrë suprizën më të bukur. e anë të një programi, ata e kanë bërë “të gjallë” foton e mamasë së saj, duke e bërë të duket sikur jeton ende.
Ky gjest e ka emocionuar pamasë këngëtaren, e cila e ka ndarë këtë surprizë në InstaStory.
