Nuk kishte paguar taksat, policia i konfiskon Lamborghinin 350,000 euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2021, 10:53
Policia në Angli ka "konfiskuar" një Lamborghini me vlerë mbi 350,000 euro pasi konstatuan se kishte shkelje tatimore.
Oficerët e policisë duke patrulluar në rrugën në Isle of Wight, Angli, panë një Lamborghini Aventador SV të shtrenjtë dhe i bënë thirrje shoferit të qëndronte anash për të kontrolluar dokumentet.
Rezultoi se pronari i Aventador nuk kishte paguar taksën që nga gushti i kaluar, siç raportohet nga Yahoo Neës, e cila është një shkelje serioze
Për automjete më të shtrenjta se 40,000 euro, që padyshim përfshin këtë Lambo, pronari duhet të paguajë edhe 380 euro shtesë tatim në vit.
Pronari tani do të duhet të paguajë të gjithë borxhin dhe gjobën dhe makina e tij do të kthehet pas konfirmimit të pagesës.