Don Xhon po bën namin, "Make a pose" shkon deri tek ylli i futbollit brazilian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2021, 12:07
Freestyle “Make a pose” i Don Xhonit në emisionin "Gjoni Back" të Meriton Mjekiqit po bën namin.
Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm anë ë kënd botës publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.
Së fundmi, reperi ka rrëmbyer dhe vëmendjen e futbollistit të madh brazilian, Douglas Costa i cili ka publikuar një video teksa shihet duke ndjekur Don Xhonin duke performuar "Make a Pose".
