Fjolla Morina nënë për herë të tretë? Ja fotoja që ngre dyshimet

Prej muajit janar këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është në kërkim nga policia pasi theu arrestin e shtëpisë aty ku dhe duhet të kalonte dënimin e saj.

Pas kësaj ngjarje Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.

Por mesa duket Fjollës nuk i intereson kjo situatë dhe vazhdon të shijojë jetën, nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram Fjolla na ka treguar se është duke shijuar disa ditë në Dubai krah partnerit të saj, Fisnikut.

Në fotot e publikuara në Instagram nga Dubai, të gjithëve i kanë ngelur sytë tek barku i rrumbullakosur i Fjollës dhe menjëherë ndjekësit filluan të aludojnë për një shtatzëni të mundshme të këngëtares.

Deri tani nuk kemi asnjë reagim nga çifti.