Shkëlqeu në "Grammy", fustani i Dua Lipës me 55 mijë kristale, u deshën 1500 orë punë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2021, 12:02
Të gjitha veshjet e Dua Lipës në ceremoninë e Grammy u përfolën dhe u pëlqyen nga të gjithë. Ai që spikati më shumë ishte fustani rozë e hapur nga Versace me flutur i cili mbart një kuptim mjaft të rëndësishëm për Duan.
“Ky është një fustan Versace i bërë për këtë rast. Fluturat kanë patur shumë kuptim për mua këtë vit dhe në fakt, kanë shumë domethënie edhe për Versace-n. Prandaj, m’u duk interesante të bashkoheshim dhe të bënim diçka të lezetshme”- tha Dua.
Mirëpo, a jeni kurioz të dini sa orë punë janë shpenzuar për të nxjerrë këtë mrekulli?! Nëpërmjet një Instastory ka qenë vetë Donatella Versace ajo e cila ka bërë të ditur se fustani i Duas i ka shpenzuar 1500 orë punë domethënë 62 ditë dhe u janë dashur 55.000 kristale.
