Gjikondi: Prezenca e presidentit te FRD-ja ishte qesharake dhe shembull i keq
Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, juristja Brizida Gjikondi u shpreh se FRD-ja a pasur një kontratë 5-vjeçare me bashkinë e Tiranës për 5 vite që i mbaronte tani.
Ajo shtoi se prezenca e presidentit ishte qesharake dhe groteske, dhe shembull shumë i keq se si mund të bëhet vetëgjyqësi duke mos i besuar ligjeve
Gjikondi: FRD-ja a pasur një kontratë 5-vjeçare me bashkinë e Tiranës për 5 vite që i mbaronte tani. Në atë kontratë thuhej që për çdo mosmarrëveshje do t'i drejtoheshin gjykatës administrative të shkallës së parë.
Ironia më e madhe këtu është se njëri nga nënkryetarët e bashkisë është nga FRD-ja. Prezenca e presidentit ishte qesharake dhe groteske dhe shembull shumë i keq se si mund të bëhet vetëgjyqësi duke mos i besuar kontratave dhe ligjeve.
Meta të kishte bërë të njëjtën gjë me Teatrin, doganën e Kukësit, Astirin dhe minierat, do të kishte sens, por të shkojnë në një mosmarrëveshje personale, çka tregon se është një kakofoni politike.