Periferia e “shkatërruar” e Laçit, banorët akuza bashkisë Kurbin: Duhen çizme me kalu rrugën

Në Lagjet periferike të Laçit, banorët ankohen se përballen me mungesën e infrastrukturës, ndërsa akuzojnë bashkinë Kurbin për mungesën e vëmendjes dhe investime.

Pamje  në video tregojnë gjendjen e lagjes numër 6 në periferi të Laçit.

Sipas banorëve nuk ka asnjë ndryshim me fshatrat e thellë malor.

"Në këtë lagje gjë më të keqe nuk ka."

Lëvizja e automjeteve dhe këmbësoreve është mjaft e vështire për shkak të rrugës së degraduar që në kohe me shi mbulohet nga uji dhe balta.

Banorët thonë se kjo problematikë, e cila vijon prej vitesh, ju ka vështirësuar jetesën.

"Baltë deri në gju, vetëm me vesh çizme. Kemi mall me dërgu fëmijët në shkollë, me dalë te tregu. Bashkia e Kurbinit nuk çan kokën."

Banorët  fajësojnë Bashkinë për neglizhencë dhe mungesë vemendje.

"Të gjithë bëjmë ankesa."

"Nu është investuar prej vitesh, asnjë masë nuk ka marrë Bashkia."

Në situatë të ngjashme janë thuajse të gjitha lagjet periferike të qytetit të Laçit, pasi prej vitesh nuk kanë njohur investime.