“Asnjë investim në 30 vite”, banorët e lagjes "Bashkimi": 200 metra rrugë, e kanë lënë gropa-gropa

Banorët e lagjes "Bashkimi" në Vlorë thonë se thuajse 3 dekada demokraci në zonën ku jetojnë nuk është bërë asnjë investim. Kryebashkiaku Dritan Leli e deputetët që kanë votuar, thonë se i kanë parë vetëm në kohë fushate.

Mungesa e infrastrukturës vijon të mbetet problem shqetësues për vendin  e njohur si  zona e Hekurudhës, në Vlorë.

Banorët  shprehen se nuk ka patur asnjë ndërhyrje  e investim prej 30 vitesh.

Rruga me gropa dhe mungesa e ndriçimit vështirësojnë jetesën e banorëve,  të cilët e shohin situatën shumë shqetësuese.

"Është e pakalueshme, gropa-gropa."

"Asnjë investim, për 200 metra rrugë merojnë dynjanë."

Mungesa e konteniereve për mbeturinat  detyron banorët që të gjendur në situata të tilla t’i hedhin mbetjet vend e pa vend.

"Nuk ka pasur ndonjëherë, jemi komplet të vdekur këtu."

Banorët akuzojnë se autoritetet qeverisëse i kanë harruar plotësisht.

"Nuk kanë ardhur asnjëherë këtu."

Për rehabilitimin total të lagjes do të duhet të presin ende pasi në buxhetin e vitit 2021 nuk ka asnjë plan për ndërhyrje.