Mediu pret ambasadorin e OSBE: Kriminelë të angazhuar në intimidimin e votuesve dhe shitblerjen e votave

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu priti sot në një takim në zyrën e tij ambasadorin e OSBE në Tiranë, Del  Monaco.

Ambasadori shprehu angazhimin dhe mbështetjen e OSBE për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 Prill, si një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rrugën Europiane.

Ai u interesua për vlerësimin e Partisë Republikane për situatën parazgjedhore.

Kryetari PR Mediu theksoi se politika konfliktuale e Ramës tenton që të ulë pjesëmarrjen e zgjedhësve.

"Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë jo vetëm prezent, por dhe të angazhuar në intimidimin e votuesve dhe shitblerjen e votave.Administrata shqiptare është nën presionin e qeverisë dhe po përdoret për t’i detyruar ata dhe familjarët e tyre, për të votuar për Qeverinë Rama" tha Mediu.

Mediu ngriti shqetësimin se Partia Socialiste ka marrë të gjitha të dhënat e qytetarëve, në kundërshtim me ligjin, duke intimiduar apo përdorur votuesit.