Katër vrasësit e Behar Sofisë, kush janë të arrestuarit për atentatit e biznesmenit
Tre nga katër personat e arrestuar për vrasjen e Behar Sofisë, nuk janë të panjohur nga policia kriminale në vend.
54-vjeçari Skënder Vathi,që besohet se ka pasur rolin e koordinatorit të këtij krimi të rëndë, rezulton të jetë arrestuar dhe më pas dënuar nga gjykata e Krujës për akuzën e moskallëzimit të krimit.
Vendimi për dënimin e Vathit, është marë nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, ndërsa bashkë me Vathin mësohet se është dënuar dhe Erjon Tema.
Në vitin 2016, Vathi është ndaluar si i dyshuar me dy persona të tjerë në vendosjen e një sasie eksplozivi që ka shpërthyer pranë një rrobaqepësie, në rrugën “Punëtori” në Fushë-Krujë, në nëntor të vitit 2016.
Dy nga të arrestuarit, Skënder Vathi dhe nipi i tij Erjon Tema, kishin konflikte me familjen Taga, që kishte në pronësi rrobaqepësinë.
Ky konflikt ka lindur për shkak të një krushqie të prishur mes dy familjeve.
Pikërisht kjo krushqi e prishur dyshohet të jetë edhe motivi i vendosjes së tritolit në rrobaqepësinë e familjes Taga.
Lexo edhe: Ekskluzive/ Policia çon Ernejt Shytin në vendin ku ekzekutoi Behar Sofinë, tregon ku e hodhi armën
Ndërsa personi tjetër, Leonard Xhixha, që në vrasjen e Behar Sofisë mësohet se ka qenë në rolin e ndihmësit dhe vëzhguesit, rezulton i dënuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.
“Ora News” mëson se në 10 nënëtor 2014, Leonard Xhixha, së bashku me miqtë e tij Bujar Leza, Mirdash Osmani dhe Vilson Cami, ka organizuar vrasjen e shtetasit Fatjon Alimani në fshatin Gjoricë të Bulqizës.
Shkak i këtij konflikti kanë qenë pronat.
Ndërsa personi i tretë nga Fushë-Kruja, Xhuljano Visha, 28 vjeç, është dënuar më herët për veprën penale të “Vjedhjes”.
I vetmi person që nuk ishte i skeduar nga policia dhe prokuroria Shqiptare ishte pikërisht vrasësi i Behar Sofisë, 23-vjeçari Ernejt Shyti, nga fshati Kërraba i Tiranës.
Ky i fundit punonte si punëtor krahu dhe bojaxhi në Malin e Zi. Ai jetonte në rrugën “Bardhyl” së bashku me nënën dhe vëllain binjak.
Lexo edhe: Vrasje për 50 mijë €, Shyti u kontaktua nga Skënder Vathi, bashkëpunoi me 2 persona, po urdhëruesi?
Shyti, vetëm pak minuta pas vrasjes së Sofisë ka hipur në një makinë në zonën e Liqenit të Thatë dhe më pas ka udhëtuar menjëherë në drejtim të pikës kufitare të Hanit të Hotit, duke hyrë në teritorin e Malit të Zi, ku punonte si bojaxhi.
Sipas burimeve të policisë megjithëse Shyti kishte pranuar të vriste Behar Sofinë kundrejt 50 milion lekëve, deri më tani ai ska mundur të marë asnjë para nga porositësit.
Shyti, në dëshmi nuk ka qënë në gjëndje të tregonte se kush ishte njeriu që do paguante për kokën e Sofisë, por ka zbuluar tre bashkëpuntorët e tij, me të cilët thuri planin për vrasjen.
Skendër Vathi "Moskallëzim krimi"
Leonard Xhixha "Vrasje me paramendim" mbetur në tentativë
Xhuljano Visha "Vjedhje"