Tregtarët në Durrës probleme me konkurrencën e pandershme: Policia Bashkiake shkel rregullat e kontrollit
Tregtarët që shesin në tregun e fruta perimeve në Durrës, kanë ngritur shqetësimin për atë që ata e quajnë konkurrencë e pandershme. Tregtarët ambulantë sipas tyre po u krijojnë vështirësi, ndërsa ata paguajnë rregullisht taksa.
Tregtarët e fruta-perimeve në Durrës, po kalojnë një krizë financiare jo vetëm të shkaktuar nga mbyllja e pandemisë, por edhe nga konkurrenca e pandershme.
Ata thonë se shitësit me tezga buze rrugëve, po u marrin klientët.
"Dalin shesin në rrugë. Trotuarët janë të gjitha të zëna. Shesin edhe pula të therura."
Akuzojnë policinë Bashkiake të Durrësit, që nuk zbaton ligjin.
"Thonë që kanë leje nga bashkia."
Ndërsa paguajnë taksat lokale, Bashkia thonë tregtaret nuk i përmbahet kontratës.
"Ne paguajmë taksë te baskia, por këtë të tjerët jashtë nuk e bëjnë."
Problem tjetër është edhe gjendja e tregut. Në infrastrukturë nuk është ndërhyrë asnjëherë nga institucioni që drejton Emirjana Sako.
"Ne nuk kemi ku të ngremë zëri dhe jemi të detyruar që të nënshtrohemi."
Në Durrës janë rreth 330 tregtarë të cilët kanë një kontratë biznesi me bashkinë.