Kryemadhi udhëton drejt Urës Vajgurore, prezanton si kandidat Lefter Maliqin: Njihemi që në themelim të LSI
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka organizuar një takim në Urën Vajgurore, nga ku ka prezantuar kandidatët për deputetë, mes tyre edhe Lefter Maliqi.
Kryemadhi ka thënë se me Maliqin njihen që nga themelimi i LSI, ndërsa është ndalur edhe te mungesa e subvencionimit për fermerët.
Kryemadhi: Në ekipin fitues të Beratit ti vërtet je pjesë që i bashkohesh nga struktura e Kutallisë por bashkë dhe me Lefterin që njihemi që në themelimin e LSI jam e bindur që do të jetë një përmbysje. Dhe pse në aspektin po themi të infrastrukturës politike, njerëzit këtu janë gjithë kohës në punë, janë të angazhuar, e kanë gjithë kohës të vështirë të merren me politikë por mungesa e vëmendjes nga shteti, është ajo që ndihet ditë për ditë.
Ndihet të mungesa e subvencionit, ndihet te mungesa e infrastrukturës për bujqësinë, ndihet te çmimi i lartë i naftës për ta, ndihet te çmimet larta të pesticideve, ndihet te vaksinat që bëhen te gjëja e gjallë. Ne kur themi Made in Albania, theksojmë që kemi nevojë për produktet tona të cilat janë bio të kontrolluara, ndihmojmë njëri tjetrin sepse në njëfarë mënyre edhe prodhojmë shqip, edhe konsumojmë shqip dhe lëvizim paranë në mënyrë të tillë që të mos kemi nevojë të fuqizojmë tregun dhe importet e huaja që nuk e dimë se cfarë hamë por të fuqizojmë sa më shumë bizneset tona, njerëzit tanë, fermerët tanë, në mënyrë t tillë që të kemi sa më shumë mundësi.
Ne e dimë shumë mirë që bujqësia edhe blegtoria janë dy sfera të cilat janë shumë të vështira për tu marrë me to. Sot është shumë e vështirë që të gjesh një njeri që do të bëhet blegtor. Për 1001 arsye sepse sot që të kesh gjënë e gjallë në shtëpi do të thotë mos të lëvizesh më nga shtëpia, se edhe një fëmijë e merr me vete dhe ikën por ku do ta marrësh dhinë, delen, lopën, nuk e hipën dot në makinë.
Sot kjo gjë duhet të jetë një nga sferat që duhet të paguhet dhe të subvencionohet nga shteti në mënyre të tillë që të rrisim sa më shumë prodhimin dhe të krijojmë hapësira për të pasur punë të mirëpaguara në këtë sektor.