Prej ditësh i shtruar në spital, koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit të njohur

Koronavirusi i ka marrë jetën aktorit dhe regjisorit të famshëm korçar Naum Tërova.

Mësohet se artisti ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Ai ishte i shtruar prej disa ditësh gjendje të rëndë në pavionin e pneumologjisë pranë spitalit të Korçës ku trajtohen personat me Covid 19.