"Dua të punoj si dua, jo të përmend çuna xhaje" Drilon Hoxha zbulon problemet që i shkaktojnë sponsorat aktorëve
I ftuari i kësaj të premte në limuzinën e emisionit "Glamour Zone" ka qenë aktori dhe producenti i njohur, Drilon Hoxha.
Të gjithë e njohim si një person ambicioz, ambicie e cila ka bërë që të sjellë filmat më "In" për momentin në kinematografinë shqiptare.
I pyetur nga moderatorja e emisionit Ester Bylyku se cila është ambicia e tij më e madhe, Hoxha tregon se dëshiron që të realizojë një film ashtu si vet ai e do pa u censuruar nga askush.
"Dua që të bëj një film. Dua një film që mos kem kushte, të tipit që mos ndikohem nga gjërat që më ndihmoi dikush për diçka dhe unë duhet ta bëj, por ta bëj sepse dua ta bëj. Dua njerëz që të më sponsorizojnë por mos më vendosin kushte. Sepse kur vendosen kushte ne nuk na dalin gjërat ashtu si duhet. Atëhere do jem më i lumtur sepse do të punoj ashtu si dua unë. Ti thua do ta bëj emisionin tim në limuzinë, por sponsorat thonë po bërë këtë gjë do përmendësh shtatë emrat, çuni xhajës, xhaja dhe ti përfundon në Golf dysh pastaj"- thotë Hoxha duke mos kursyer as humorin në këtë përgjigje.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme: