Meghan akuza familjes mbretërore: Po sajojnë histori të rreme

Dukesha e Sussex ka akuzuar Pallatin Mbretëror se po sajon një histori të rreme përpara transmetimit të intervistës së çiftit me Oprah Winfrey, të planifikuar më 7 Mars.  

Bëhet fjalë për një ankesë për ngacmim kundër asistentëve të depozituar në tetor 2018 nga Jason Knauf, në atë kohë sekretar për komunikimin i Harryt dhe Meghan, e cila është publikuar këtë të enjte nga e përditshmja “The times”. Në atë kohë Meghan dhe Harry jetonin në familjen mbretërore britanike dhe nuk kishin hequr dorë nga titujt e tyre.

Një zëdhënës i dukeshës së Sussex-it deklaroi se ajo ishte e trishtuar nga ky sulm i fundit kundër saj, veçanërisht si një person që ka qenë vetë viktimë e ngacmimeve dhe që është përfshirë thellësisht në mbështetjen e atyre që kanë pësuar vuajtje dhe trauma.

Avokatët e çiftit deklaruan për “The Times” se gazeta ishte përdorur nga Buckingham Palace për të shitur një histori krejt të rremë përpara intervistës që pritet me padurim në Britaninë e Madhe. Sipas disa pjesëve të publikuara tashmë, Shqetësimi im më i madh ishte se historia po përsëritej”, deklaroi princi 36-vjeçar duke iu referuar vdekjes së nënës së tij, vrarë në vitin 1997.

Harry dhe Meghan, me djalin e tyre Archie, jetojnë në Los Anxheles dhe tashmë kanë nënshkruar kontrata me platformat Netflix dhe Spotify. Çifti njoftoi ditën e Shën Valentinit se ishin në pritje të fëmijës së dytë.