Dashuria triumfon, 28-vjeçarja e mbijetuar nga sulmi me acid kurorëzon lidhjen e saj

Një grua që i mbijetoi një sulmi me acid kur refuzoi martesën në moshën 15 vjeçare, është martuar me një burrë që e njohu në spital.

28 vjeçarja Pramodini Roul, me të djegura të rënda në fytyrë dhe vetëm 20 përqind të shikimit, është martuar  me 29 vjeçarin Saroj Sahoo.

LEXO EDHE: Elon Musk planifikon të krijojë “qytetin e tij në tokë”!

Përveç plagëve në fytyrë dhe shikimit, Pramodini kishte mbetur pa flokë nga sulmi.

Pramodini, e cila mbante një paruke ditën e martesës, tha: “Ndjehem e bekuar të martohem me Saroj, është një ndjenjë e mrekullueshme”.

Çifti ishin fejuar në 2018 dhe kishin planifikuar të martoheshin në prill 2020 por shpërthimi i pandemisë vitin e kaluar shtyu planet e tyre.