Tendencat e grimit këtë pranverë, këto ngjyra nuk duhet t'ju mungojnë
Cilat ngjyra i konsideroni neutrale? Ngjyrë bezhi? Të kafenjtën? Mendoni pak më shumë! Me ndërrimin e trendit kanë ndërruar edhe ngjyrat neutrale dhe tani ngjyrat e ndezura kanë filluar të gjejnë përdorim më të gjerë dhe të konsiderohen të tilla. Më poshtë kemi disa nga ngjyrat tona të preferuara për këtë pranverë.
Buzët ngjyrë rozë
Kur ‘Pantone’ kishte zgjedhur ngjyrën orkide rrezatuese si ngjyrën e vitit, ngjyra rozë me nuanca të ngjyrës vjollcë gjeti përdorim të gjerë në grimin e kësaj pranvere. Përdorni këtë ngjyrë në buzët tuaj dhe pastaj përdorni pambuk për të fshirë vijat kufizuese
Hija e gjelbër
Kjo ngjyrë, e cila është përzierje e ngjyrës së kaltër dhe të gjelbër, sjellë freskinë e pranverës në fytyrën tuaj. Përdorni këtë ngjyrë në skajet e syve!
Buzët dhe sytë ngjyrë vjollcë
Ngjyra e vjollcë, simboli i pranverës, tani vjen me nuanca të arta. Kjo ngjyrë përdoret në vend të ngjyrës suaj të zakonshme, që e keni përdorur për të hijezuar sytë dhe mund të përdoret edhe si buzëkuq.
Mollëzat dhe buzët e arta
“Dukja më e bukur e sezonit padyshim që është ajo që përmban ngjyrë metalike, dhe nëse jo në veshmbathje atëherë është në fytyrë”, thotë artisti i grimit, Pat McGrath. Ndër ngjyrat metalike, e arta është e preferuara jonë. Përdorni krem me ngjyrë të artë në mollëzat e faqeve tuaja, pastaj vendosni shkëlqim me nuanca të arta në buzët tuaja.
Buzët e portokallta
Çka nëse ne ju themi që ngjyra e portokalltë do të jetë ngjyra e përditshme e buzëve tuaja? Kohëve të fundit kjo ngjyrë ka gjetur përdorim të madh nëpër revytë e ndryshme, sa që artistët e grimit kanë filluar ta zëvendësojnë ngjyrën e kuqe më të.
Nuanca e ndezur e ngjyrës së kaltër
“Kjo është nuanca ime e preferuar prej ngjyrës së kaltër, sepse shkëlqen mjaftueshëm në përditshmëri dhe duket mjaft elegante nëse pjesa tjetër e grimit është e thjeshtë”, thotë artisti i grimit, Dick Page.
Sytë e bardhë
Ngjyra e bardhë është shumë e thjeshtë në përgjithësi, mirëpo mund të jetë shumë ekstravagante nëse përdorët si grim. Vendosni pudër me ngjyrë mat në kapakët e syve tuaj, pastaj shpërndajeni atë për të arritur një pamje më natyrale. Mbajeni lëkurën të njomur dhe përfundoni grimin duke vendosur shumë maskarë.
Hijezimi me ngjyrë të gjelbër metalike
A ju kujtohet ngjyra e çuditshme e thonjve e Chanel-it? Paramendojeni atë ngjyrë si hijezues i syve tuaj dhe do ta keni ngjyrën më të bukur të sezonit. Përdoreni këtë ngjyrë për të kufizuar sytë dhe për të zgjatur skajet e syve tuaj!
Thonjtë me ngjyra pastel
Zakonisht pastelet pranverore janë të buta, mirëpo në rastet kur përdoren ngjyrat si e kaltra apo e verdha e ndezur, atëherë thonjtë bëhen shumë tërheqës.