Adriana Matoshi bëhet deputete në Kuvendin e Kosovës! Ja sa vota mori aktorja e njohur

Sot janë shpalluar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ajo që kryeson këtë listë është Lëvizja Vetëvendosje me 49.95 përqind të votave, Partia Demokratike me 16.9 përqind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.64 përqind dhe dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.07 përqind.

Pjesë e parlamentit do të jetë gjithashtu edhe aktorja e mirënjohur Adriana Matoshi.

Ajo ka arritur që t’i sigurojë votat e nevojshme për të qenë deputete e Kuvendit të Kosovës. Matoshi e cila ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit duke lënë mbrapa  deputetët e mëhershëm të kësaj partie.