"Si i ndryshoi jetën djalit të panjohur" Drilon Hoxha tregon si e bëri të famshëm këtë personazh
Të jesh aktor duhet të kesh një talent që më pas të vazhdosh shkollën për të marrë profesionalizmin që nevojitet. Mirëpo, ka dhe nga ato raste që mjafton një zorrë uji për tu spikatur nga aktorë të njohur, në këtë rast nga Drilon Hoxha.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Glamour Zone" në RTV Ora për moderatoren Ester Bylyku, Hoxha tregoi se si e bëri të famshëm një djalë të lagjes së tij.
"Profesioni im të bën ti thuash dhe dikujt që nuk ka të bëjë me botën e aktrimit. Shikon një personazh në rrugë dhe të lidhet me atë gjënë që ti mendon, gjë që unë se kam bërë asnjëherë por ka patur raste ka qenë ndonjë çun që e kam parë dhe i kam thënë ti bën për këtë skenë. Unë të lagjia kam patur një skenë në të cilën më duheshin shumë badigardë ne filmi dhe më duhej një tip që nuk po e gjeja dot edhe dal në lagje dhe ishte një shoku im po vadiste me zorrë oborrin.
E më pyeti ku po shkon i thashë kam xhirimet për një film dhe më thotë "Si nuk na morë dhe ne të na futësh në ndonjë film". E pashë e fillova ta imagjinoja me këpucë dhe me kostum se ishte me të shkurtra. I thashë ke kostum kam tha e vishe e hajde. Ja pra të dalin persona atje ku nuk të shkon mendja" - tregon ai.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme: