Sapo është martuar dhe do të bëhet baba/ Tani ky vogëlush është një ndër emrat më të njohur shqiptarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2021, 14:45
Fero është një nga emrat më të lakuar në muzikën shqiptare. Përveç muzikës dhe projekteve të reja që reperi ka sjellë ai është përfolur edhe për jetën e tij private.
Ndërkohë që është në pritje të fëmijës të parë me Arbenita Ismajlin, reperi është bërë nostalgjik dhe është kthyer pas në fëmijërinë e tij.
Ditën e djeshme reperi konfirmoi se ai dhe Arbenita janë në pritje të një vajze. Reperi publikoi një foto të partneres së tij me barkun e rrumbullakosur dhe përkrah saj shkroi: “Qikat e mia”.
