"BarçaGate"/ Policia bastisje te Barcelona, arrestohet ish-presidenti
I ngrirë për shkak të pandemisë Covid-19, e ashtuquajtura "BarçaGate” nisi sërish ditën e sotme.
Sipas asaj që raporton spanjollja “Cadena Ser”, këtë mëngjes policia ka bastisur zyrat e Barcelonës:
Hetimi, i kryer nga gjyqtari hetues Alejandra Gil, i cili zgjati fshehtësinë procedurale në të gjitha dokumentet, filloi një vit më parë pas ankesës së bërë nga disa gazeta, sipas të cilave menaxhmenti katalanas kishte një kompani në listën e pagave që 'diskreditonte' përmes mediave sociale lojtarët që kundërshtuan linjën e menaxhimit, mbi të gjitha Messi dhe Piquè.
Marca: "Arrestohet Josep Bartomeu"
Sipas asaj që shkruan prestigjiozja madrilene, bastisja e policisë katalanase në selinë e Barcelonës u mbyll me arrestimin e Josep Maria Bartomeu, ish-president i klubit. Ndërsa bashkë me të në pranga kanë përfunduar edhe CEO Oscar Grau e avokatit Roman Gomez Ponti.
/a.r,OraNews