Manchester United-Milan, përplasje gjigandësh në Europa League

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për  fazën e 1/8-ave në UEFA Europa League.

Goglat kanë vënë përballë dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit europian dhe botëror, Manchester United dhe Milan.

Tottenham do të përballet me ballkanasit e Dinamo Zagreb, ndërsa Arsenal me ata të Olympiacos.

Ndeshjet e para luhen më datë 11 mars, ndërsa ato të kthimit një javë më pas.

Shorti për fazën çerekfinale hidhet më 19 mars.