VIDEO/ Mbyllet në paqe, barazim në Chelsea-Manchester United

Është mbyllur në barazim pa gola kryendeshja e javës në Premier League, ajo mes Chelsea-t dhe Manchester United.

Një barazim i vaktët, pavarësisht përpjekjve. Blutë e Thomas Tuchel ishin disi më dominues në këtë përballje, kryesisht në pjesën e dytë, por gjithsesi mungoi saktësia para portës.

Vendasit kërcënuan plot 6 herë portën e De Geas, teksa Junajtid arriti të gjuante vetëm 4 herë në portën e Mendy.

Kujtojmë që me rezultatin 0-0 u mbyll edhe sfida e fazës së parë e zhvilluar më 24 tetor 2020. Me këtë barazim skuadra e Solskjaerit e thelloi në -12 pikë diferencën nga kryesuesit e City-t, teksa kjo ishte baraspesha e 3-të në 5 ndeshjet e fundit për “Djajtë e Kuq”.

Ndërkohë në pozita aspak komode ndodhet Chelsea, i cili ndodhet i pozicionuar në vendin e 5-të me 44 pikë në 24 ndeshje.