VIDEO/ Reagon Milan, mposht Romën dhe s'e le Interin të shkëputet

Milan rikthehet te fitorja në Serie A duke marrë tre pikë të arta në transfertën e vështirë të “Olimpico”.

Skuadra e Stefano Piolit mposhti Romën me rezultatin 1-2 falë golave të Kessie (’43) dhe Rebiç (’58).

Për vendasit barazoi përkohësisht rezultatin me Veretout në minutën e 50-të, por pa mundur ti japë të paktën 1 pikë skuadrës kryeqytetase.

Falë kësaj fitoreje, kuqezinjtë e çojnë sërish në -4 pikë diferencën me Interin kryesues, që sot mposhti 3-0 Genoan.

Nga ana tjetër, Roma ndalet në kuotën e 44 pikëve, në vend të 5.

Duhet theksuar se gjatë pjesë së parë VAR anulloi dy gola për Milanin.

Përmbledhja e ndeshjes: