Frikë ndaj pandemisë, UEFA anulon Kampionatin Europian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2021, 17:37
UEFA ka vendosur të anulojë për shkak të pandemisë Kampionatin Europian 2021 për grupmoshat U-19.
Lajmi u bë publik nga vetë UEFA me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.
Vendimi u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, teksa vendosën në dukje se kufizimet aktuale të qeverive të ndryshme dhe organizimi i këtij kompeticioni do të ishte shumë i vështirë.
Të gjitha federatat anëtare të qeverisë më të madhe europiane të futbollit e miratuan këtë vendim.
The #UEFAExCo today cancelled the 2021 UEFA Women’s and Men’s Under-19 Championships due to the Covid-19 pandemic and its effects on the staging of competitions.
Full story: ?
— UEFA (@UEFA) February 23, 2021