Hidhet shorti i çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, ja 4 çiftet

Është hedhur në ambjentet e stadiumit "Air Albania" shorti për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Nga shorti u përcaktuan katër çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 17 mars.

Siç është bërë tashmë e ditur skuadrat e kualifikuara do të përcaktohen me një ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhjeje.

Kujtojmë se fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë është Teuta.

ÇIFTET ÇEREKFINALISTE TË KUPËS SË SHQIPËRISË: 

LAÇI-PARTIZANI

VLLAZNIA-KORABI

TEUTA-KUKËSI

DINAMO-SKËNDERBEU