"Në pritje mes ankthit e frikës..." Në Tempora rrëfimet e familjarëve të shtruarve në spitalet covid

Një shishe në dorë, nje qese me ushqime apo sende te nevojshme, me lot ne sy, qëndrojnë me orë të tëra për të marrë një përgjigje sesi janë familjarët e tyre. Të kërkojnë ti lësh të qetë në hallin e madh që i ka zënë. Dyndje qytetarësh në ambientet e spitaleve Covid 1 e dhe Covid 2 në kryeqytet.

Kjo ishte panorama këtë të martë pranë spitaleve “Shefqet Ndroqi” dhe infektivi në Tiranë.

"Tempora" sjell rrëfimet e disa qytetarëve që kanë të shtruar familjarët e tyre. Kanë ditë që i kanë shtruar në spital por ende nuk kanë një përgjigje se si është gjëndja shendetesore.

Ndërsa një zotëri ka lënë punën dhe familjen në Greqi dhe ka ardhur për ti qëndruar afër nënës dhe motrës të shtruara prej 3 javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Motra vetëm 42 vjeçe është përmirësuar ndërsa për nënën mjekët nuk i kanë dhënë asnjë shpresë.

Ndihen te lodhur, të stresuar e të merakosur për familjaret e tyre. Të gjithë thonë se gjendja e familjareve është e rëndë, ndërkohë pranojnë se i kanë sjell në spital të afërmit e tyre vetëm pas rendimit të gjëndjes shendetesore. 

Pranë Shefqet Ndroqit për rreth 60 minuta nuk mbërriti asnje autoambulancë, dukshëm duke na treguar se në këtë spital janë ezauruar të gjitha kapacitetet. Por ndryshe ndodhte pranë infektivit në QSUT. Të shpeshta ishin lëvizjet e autoambulancave të cilat sillnin paciente të prekur me covid.