A bëhet seks pas të 60-tave? Tironsi 65-vjeçar habit me përgjigjen: E ke parë gjarpërin?
Sotir Jaho është padyshim Tironsi më cool që keni parë, i cili ka rrëfyer jetën e tij plot gjallëri në EXPULS përballë gazetarit Ronaldo Sharka.
Me shume vath, tatto, xhinsa, conversa dhe me bluzën e Jokerit, sa në lagje dhe në bllok, Sotir Jaho jeton sikur të ishte 20 vjeç.
Ai foli edhe për mentalitetin e gabuar të shqiptarëve, qe kur kalojnë të 50, thonë shpesh:"Hë se plak jam".
Ai bëri thirrje që të jetojmë jetën ne çdo moment, dhe se e ka të vështirë të shoqërohet me moshatarët e vetë qe luajnë domino dhe vetëm ankohen:
"Nuk i dua, po u ule me ata flasin vetëm për dritat, pensioni, t'a bëjnë ditën e zezë. Unë dua të dal o vlla. Me shoqni, me njerëz të rinj"- u shpreh ai.
I pyetur nëse bëhet seks pas të 60-tave, ai u shpreh:
"Bëhet mo si jo?! E ke parë gjarprin ti?! E ke pa sa shpejt ecën?! Më shpejt se ty e se unë! Ja ke parë ndonjëherë këmbët? Jo! Prandaj o vlla...."- u shpreh ai ndër të tjera.
Ndiqni intervistën e plotë për me tepër: