Larg qoftë ndonjë zjarr! Lanabregasi, tre javë i bllokuar, banorët: Veliaj të hapë rrugën, të mos bëjë si gore
Rrëshqitja dherave si pasojë e shirave ka bllokuar prej 3 javësh banorët në Lanabregas në rrugën "Alush Frakulla".
Të shumta janë familjet që kalojnë në këtë aks dhe në rast fatkeqësie apo urgjence nuk kanë se ku kalojnë.
"Nëse këtu bie zjarr si do të futet zjarrfikësja, apo do të kemi një njeri sëmurë apo grua për të lindur, ku do të hyjë ambulanca, nga do të dalim ne? Çfarë do të bëjmë?"
"Nuk është interesuar asnjeri, ky popull i izoluar, as në dyqan nuk shkojmë dot."
Të indinjuar banorët thonë se janë ankuar në Bashkinë Tiranë por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
"Jam ankuar te bashkia, me qindra telefonata, deri te kryetari i Bashkisë dhe nuk ka kthyer përgjigje fare se ka fushatën tani."
Thonë se janë të harruar nga shteti madje në këtë zonë nuk kanë as kosha mbeturinash.
"I shikoni mbeturinat këtu, nuk ka një kosh."
Nuk ngurrojnë të akuzojnë kryebashkiakuin veliaj që sipas tyre vetëm po meret më propagandë kur realiteti është ndryshe.
"I them Erion Veliaj të mos merret vetëm me fushatë, të merret me popullin që ka probleme, të mos bëjë si gore çdo ditë. Kemi tre javë të bllokuar."
Kërkojnë marrjen e masave sa më parë për lirimin e rrugës.
"Shteti të marrë masa dhe të hapë urgjent rrugën se jemi në gjendje katastrofike."
Edhe më herët Ora News e ka ngritur shqetësimin e banorëve që kanë mbetur të izoluar si pasojë e bllokimit të rrugës, por deri sot nuk është marrë asnjë masë.