Makina e rrallë e të ndjerit Paul Walker shitet në ankand me çmimin marramendës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2021, 16:37
Aktori i ndjerë Paul Walker ishte shumë i apasionuar pas shpejtësisë dhe makinave luksoze, e pikërisht shpejtësia e lartë i mori edhe jetën.
Aktori i njohur i “Fast and Furious” la pas një koleksion automjetesh luksoze dhe të rralla.
Mes tyre ishte edhe një BMW M1, paraardhëse e BMW i8, e cila 8 vite pas vdekjes së aktorit u shit në ankand për 500 mijë dollarë.
Walker e kishte blerë makinën në vitin 2011 si pjesë e koleksionit të tij “AE Performance”. Kujtojmë që aktori vdiq në 30 nëntor 2013 pas një aksidenti tragjik në Kaliforni