Mbjellin pemë e heqin mbetjet, banorët e Laknasit protestë kundër prerjes së pyllit për thertoren

"Pemët nuk i lëmë ti presin, ne i mbjellim, ata duan ti presin."


Ky ishte mesazhi që dëshironin të përcillnin banorët e Laknasit këtë të dielë në shenjë proteste për thertoren që kërkohet të ndërtohet aty.

"Ne këtu e apstropjmë, mirëmbajmë dhe e mbjellim. Ndrushe mbetuirinat do të na kishin ardhur në3 shtëpi."

Përveç kësaj, ata larguan edhe mbetjet që kishte sjellë lumi.

"Pas nesh është lumi më i ndotur i Europës, lumi i Ishmit, jemi bashkë me një organizatë mjedisore për të mbrojtur lumin. Ne i themi jo thertores, po pyllit dhe një mjedisi më të pastër."

"Jo vetëm maskë mbrojtëse në fytyrë por edhe masa mbrojtëse për lumin, është një krim mjedisor."

Banorët shprehen se prerja e pemëve u rrezikon shembjen e shtëpive nga erozioni që do pësojë toka.

"Po nuk pati pemë lumi gërryen dhe i ha shtëpitë."

Ambientalistët propozuan që data 7 shkurt të shpallet dita e Lumit të Ishmit dhe çdo vit aty do të ndërmerren nisma të tilla.