Kepi: Antonio Gallo, nuk ka pranuar që të flasë, dyshohet se në 2017 janë manipuluar zgjedhjet lokale
Në një lidhje direkte nga Italia, gazetarja e RTV Ora, Alba Kepi u shpreh se është marrë në pyetje Antonio Gallo, njeriu kyç i kësaj cështje, por ai nuk ka pranuar që të flasë.
Kepi shtoi se paratë kaloheshin nga Ndragheta dhe investoheshin në sektorë të ndryshme, ashtu sikurse rezultoi në Shqipëri në ndërtim apo në sektorin shëndetësor.
Kepi: Është marrë në pyetje Antonio Gallo, njeriu kyç i kësaj cështje, por ai nuk ka pranuar që të flasë. Ndërkohë, një tjetër emër i rëndësihëm është përfshir ënë këtë aferë, që ëhstë eurodeputeti italian, i cili ka prnuar të flasë vetëm në prani të prokurorit të antimafias. Ky operacion ka shkaktuar një impakt të fortë politik, sepse në regjionin e Reggio Calabria dyshohet se në vitin 2017 janë manipuluar zgjedhjet lokale.
Po përpiqet që të zbërthehet oktapodi i këtij operacioni shumë të madh. Skema që përdornin këtë kompani fantazmë kishin shumë shqiptarë. Paratë kaloheshin nga Ndragheta dhe investoheshin në sektorë të ndryshme, ashtu sikurse rezultoi në Shqipëri në ndërtim apo në sektorin shëndetësor.