Vritet kritiku i njohur i grupit islamik në Liban
Një kritik i njohur i grupit të fuqishëm islam Hezbollah në Liban është qëlluar për vdekje.
Trupi i Lokman Slim, një shkrimtar dhe aktivist Shia, u gjet brenda makinës së tij në Libanin jugor.
Kryeministri libanez e dënoi publikisht aktin e rëndë.
Slim kishte fajsuar më herët liderët e Hezbollahut dhe aleantët e tyre për kërcënimet me vdekje që mori në fund të vitit 2019. Ai ka qenë një aktivist në protestat antiqeveritare që kërkonin në atë kohë sistemim të plotë të sistemit politik të vendit.
Protestat shkaktuan kolaps ekonomik dhe humbje masive të vendeve të punës, duke lënë rreth 6 milionë banorë të jetojnë në kufinjtë e varfërisë.
Problemet e vendit janë shtuar gjatë vitit të kaluar nga pandemia e koronavirusit dhe shpërthimi masiv në portin në Beirut gjashtë muaj më parë që vrau 200 njerëz.
Slim,rreth të 50-ave, ishte themeluesi i një organizate të quajtur Umam Documentation and Research, e cila kërkon të rrisë ndërgjegjësimin për të kaluarën e dhunshme të Libanit dhe të parandalojë konfliktet e mëtejshme. Ai gjithashtu ndihmoi në drejtimin e shtëpisë botuese të familjes së tij dhe priti debate publike dhe forume politike.
Trupi i tij u zbulua të enjten afër fshatit Addoussieh, në jug të qytetit të Sidon. Ai ishte raportuar i zhdukur natën e kaluar, por u gjet me katër shenja plumbash në kokë dhe një në kurriz.
