Gratë regjizore bëjnë histori në “Golden Globes”, tri nominime për çmimin e regjisë më të mirë

Për herë të parë në historinë 77-vjeçare të çmimeve të kinematografisë “Golden Globes” nominohen tre gra për çmimin e “Regjisorit më të mirë”. Ky konsiderohet një moment tepër i rëndësishëm për barazinë gjinore aq shumë të debatuar në industrinë filmike.

Një moment historik për gratë regjisore në industrinë e filmit. Tri gra janë nominuar për çmimin e regjisores më të mirë për Çmimet “Golden Globes” këtë vit.

Kjo është hera e parë që më shumë se një grua ka hyrë në garën e ngushtë për këtë çmim.

Në historinë 77-vjeçare të “Golden Globes” janë nominuar gjithsej vetëm pesë gra.

Regina King, Chloe Zhao dhe Emerald Fennell, janë nominuar në garë bashkë me David Fincher dhe Aaron Sorkin.

Filmi i Fincherit, “Mank” ka gjashtë nominime ashtu sikurse seriali I shumëdebatuar britanik “The Croën”, që udhëheq në nominimet për çmimet televizive.

Fennell dhe King janë nominuar për filmat e tyre respektivisht “Ëoman”, “One dhe Night in Miami”. Ndërsa regjisorja kineze Chloe Zhao është gruaja e parë me origjinë aziatike që do të garojë për çmimin e Golden Globes, me “Nomadland”.

Ndarja e çmimeve këtë herë organizohet dy muaj më vonë sesa zakonisht, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gruaja e fundit që u nominua për çmimin  e regjisorit  më të mirë ishte Ava DuVernay me filmin “Selma” në 2014, dhe e vetmja grua që ka fituar ndonjëherë është Barbra Streisand me “Yentl” në 1984.