Topollaj: Bashkia e Tiranës mbledh 50% më shumë nga taksa e lejeve të ndërtimit se sa vetë parashikon

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV ORA, Fabjan Topollaj, nga “Bindja Demokratike” u shpreh sepër të tretin vit radhazi bashkia e Tiranës mbledh 50% më shumë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Fabjan Topollaj: Për të tretin vit radhazi bashkia e Tiranës mbledh 50% më shumë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, që është taksa e lejeve të ndërtimit, se sa vetë parashikon në fillim të vitit.

Sigurisht ata që  merren me ekonomi e dinë që taksat mund të mblidhen më pak se sa parashikohen, por në Tiranë për ndërtimin mblidhen më shumë. Kjo në vetvete është një sistem që prish hapësirat publike dhe krijon lehtësi për ata që pastrojnë para.