Zjarr në spitalin Covid, 3 pacientë dhe 1 mjek humbin jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2021, 10:37
Tre pacientë që gjendeshin në terapi intensive dhe një doktor humbën jetën pasi një spital Covid u përfshi nga flakët gjatë orëve të natës.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Zaporizhzhya, në juglindje të Ukrainës.
Guvernatori i rajonit, Oleksander Starukh tha se zjarri shpërtheu në katin e parë të spitalit ku pacientët ishin në ventilim, ndërsa tetë njësi të tjera arritën të evakuoeshin, raporton Reuters.
Autoritetet ukrainase po hetojnë mbi shkaqet e zjarrit.
Nga nisja e pandemisë Ukraina ka regjistruar më shumë 1.2 milion raste koronavirus dhe mbi 23 mijë vdekje.