“Bebe Rexha ka ndërruar jetë nga mbidoza”! Një lajm bën lëmsh gjithë rrjetin

Me shpejtësi një lajm është përhapur në rrjetet sociale ku thuhet se Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës nga droga dhe se ky lajm ishte konfirmuar edhe nga vetë familjarët e këngëtares.

Mirëpo e gjithë kjo ka qenë e rremë dhe në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe vetë Bebe Rexha e shokuar.

Ajo ka publikuar në Twitter disa nga mesazhet e fansave të saj dhe ka reaguar e habitur nga lajmet që janë bërë për të.

Oh Zot unë qëndroj jashtë linje për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur dhe nga mbidoza e drogës?”, ka shkruar Bebe në një postim.

Më pas ajo përsëri ka postuar duke thënë: Unë jam fantazmë. Po shkruaj në Tëitter nga dollapi i dhomës tënde”, ka shkruar këngëtarja.

https://twitter.com/BebeRexha/status/1356835592198213633
https://twitter.com/BebeRexha/status/1356832152214597634