Partneren me letra greke, Dj Vicky: Më kërkoi 20 mijë euro për celebrim
I ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin "Why Not" në RTV Ora ka qenë Vik Kraja i njohur ndryshe me emrin e artit DJ Vicky. Ai është një person mjaft i dashur për publikun pasi ka arritur të fitojë zemrat e tyre jo vetëm me talentin e tij por edhe me tipin që ka.
Epo, duke marrë parasysh sensin e humorit që e karakterizon nuk mund të mungonin as skenat komike në studio. Teksa po flitej për atmosferën në dasma, Vicky tregoi me humor eksperiencën e tij me partneren, Amandën ku tha se ata ende nuk kanë bërë një celebrim pasi duke qenë se ajo ka letra greke i ka kerkuar 20 mijë euro.
"Ne nuk kemi bërë celebrimin, ti thua dasmë. Unë e kam nusen me letra greke edhe i kam thënë bëjmë celebrimin.'Bëjmë celebrimin që të marrësh pasaportën' më tha, pse jo i thashë unë. 'Epo mirë më jep 20 mijë euro' tha. Të betohem në zot, seriozisht e ka thënë edhe nuk e kam bërë"
Amanda dhe Vicky janë prindër të dy fëmijëve të mrekullueshëm.