Morena Taraku përfundon në spital

Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka ndarë një foto nga spitali në instagram dhe ka merakosur fansat e saj.

Ajo ka treguar se po merr një serum, teksa qëndron e shtrirë në krevatin e spitalit.

Këngëtarja nuk ka dhënë asnjë detaj se pse ka përfunduar në spital dhe si është gjendja e saj shëndetësore për  momentin .

Megjithatë urojmë që gjendja e saj të mos ketë lidhje me infektimin e Covid-19, pasi këngëtarja nuk ka përmendur më herët që të jetë infektuar apo të ketë pasur simptoma.