"Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen...", personazhet e show-bizit reagojnë për vrasjen e ish-menaxherit të "Babastars-ve"

Vrasja e biznesmenit dhe menaxherit të grupit të "Babastars-ve", Albert Krasniqi ka sjellur reagime të shumta nga personazhe të botës së show-bizit.

Menjëherë pas tragjedisë me anë të një postimi në "Instagram" ka reaguar një nga miqtë më të ngushtë të Albertit, Skivi.

Ai shkroi: "Buddy nuk po m’besohet qe shkove. Pse kaq heret? Pse? Ne momentet me te mira e me te keqija gjithmone ke qene aty per mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mire e ma besnik qe e kom pas najher n’jete.U prefsh ne paqe".

Gjithashtu një dedikim për mikun e ndjerë ka bërë dhe reperi Gold AG. Në foton e publikuar prej tij, ku shihet edhe me babain e Albertit por edhe me vetë atë, nuk ka preferuar të shprehë fjalë, por hidhërimin e ka transmetuar përmes dy "emoji-ve" trishtimi.

Sakaq, edhe gazetari Visar Kalludra ka reaguar me një shkrim mjaft prekës për ish-biznesmenin.

"A bre daja jem nuk pom besohet qe na le vet, te kom pas si vlla... shume rond shume. Nuk po me besohet kurgjo e shume sene po me sillen ne kry. Jeta paska edhe ksi momente te randa e te pabesueshme.Zoti te meshiroft vllau jem, na jemi qenie te dobeta dhe spo muj me gjete fjal me pershkru dhimten qe nuk je ma ne mesin tone. Ngushllime familjareve dhe te gjithe atyre qe e njohen Albertin", shkroi Kalldura.

Kujtojmë se Alberti u vra nga i ati pasditen e të mërkurës në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Plumbi që u lëshua nga arma e babait rezultoi fatal për të riun, i cili ndërroi jetë menjëherë. Ndërsa shkaqet, janë ende të paqarta.

Babai është arrestuar tashmë nga Policia, ndërsa është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në krimin brenda familjes.

Sipas mediave në Kosovë, babai pas vrasjes ka njoftuar Policinë duke u thënë “ejani se e vrava djalin”.