Maya në "Ditë e Re": Më mungon shumë publiku, takohemi me grushta
Mëngjesin e sotëm këngëtarja e njohur e muzikës popullore Maja Alickaj, ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit "Ditë e Re" në RTV Ora, ku foli për vështirësitë me të cilën po përballen në këtë kohë pandemie.
Për këngëtarët muzika është edhe një mundësi jetese.
"E gjithë kjo periudhe pa aktivitete fitimprurëse ka qene e vështirë për ne. Duke mos punuar nuk ke sesi investon dhe si jeton"
Koncerteve në kohën e pandemisë u mungon shkëlqimi.
"Na mungon shumë publiku dhe kemi performuar live pa publik. Është e shumë e vështirë dhe duke u takuar me grushta"
Si këngëtare e njohur e këngës popullore ajo thotë se nuk është aspak e lehte të këndohen.
"Për mua këngët popullore këndohen fiks bukur, këngët e çdo krahinë mundohem ti bëj me shpirtin tim i dëgjoj më shumë vëmendje kur janë hite të vjetra dhe mundohem ti sjell fiks por brenda karakterit si Maja,për mua këngët popullore janë më të suksesshme se këngët e lehta kanë sukses. Muzika popullore është tradita jonë më e madhe. Ka këngë shumë të bukura por dominon popullorja ndoshta nga relievi jonë në Ballkan dhe kjo është baza"