Kengetari me famë boterore, flirton me Keisi Medinin: Ajo ia lë ‘seen’ dhe publikon mesazhet live ne emision

Një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe një këngëtare premtuese, Keisi Medini ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA.

Ndër të tjera, Keisi, vajza e Sabianit, pranoi t`i përgjigjej pyetjeve thumbuese të moderatores Ester Bylyku.

Ester Bylyku: Kam një sfidë për ty. Më trego mashkullin më të famshëm me të cilin ke flirtuar?

Keisi Medini: Në fakt, ka flirtuar ai me mua. Është Nicky Jam. Më shkruajti ai i pari.

Keisi madje tregoi për publikun edhe mesazhin e Nicky Jam, një prej këngëtarëve më të famshëm në bootë, i njohur për bashkëpunimin me Era Istrefin dhe Will Smith në këngën e botërorit, si dhe duete të tjera, përfshirë Ozuna.

Këtë moment e gjeni në minutin e 21:19 të intervistës