Ngordh qeni më i gjatë në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2021, 19:57
Qeni më i gjatë në botë ka ngordhur. Ai quhej Freddy dhe ishte 2.24 metra u bë shumë i famshëm kur në vitin 2016 arriti të futej në Librin e Rekordeve të Guinness, si qeni më i gjatë që vazhdonte të jetonte.
Freddy kishte kaluar gjithë jetën e tij me pronaren Claire Stoneman nga Essexi i Britanisë së Madhe.
Vitin e kaluar Claire kishte organizuar një ndejë të madhe për ditëlindjen e qenit.