Misteri i "ngjyrës mbretërore" në Jeruzalem
Bojë ngjyrë vjollce që daton në periudhën e sundimit të Mbretit Biblik David është identifikuar nga arkeologët izraelitë në një copë pëlhure. Fragmenti u zbulua gjatë gërmimeve në Timna, rreth 220 km në jug të Jeruzalemit, në një sit të njohur si Kodra e Skllevërve.
Arkeologët thonë se boja ka qenë më e vlefshme se ari dhe ishte e lidhur me mbretërinë. Kjo është hera e parë që në rajon gjendet tekstil nga ajo periudhë.
Eksperti i Autoritetit të Antikiteteve në Izrael, Dr Naama Sukenik e quajti atë një "zbulim shumë emocionues dhe të rëndësishëm".
"Në antikitet, veshja e purpurt ishte e lidhur me fisnikërinë, me priftërinjtë dhe natyrisht me mbretërit" tha Dr Sukenik.
"Hijet e mrekullueshme të vjollcës, fakti që nuk zbehet dhe vështirësia në prodhimin e bojës, e cila gjendet në sasi të vogla në trupin e molusqeve, të gjitha e bënë atë më të vlerësuarën e ngjyrave, që shpesh kushton më shumë sesa ari ".
Ngjyra vjollcë përmendet në Biblaën Hebraike dhe atë të Krishtere, përfshirë rrobat e veshura nga mbreti David, mbreti Solomon dhe Jezusi. Fragmeni daton 1.000 vjet para Krishtit.
"Ngjyra menjëherë na tërhoqi vëmendjen, por e patëm të vështirë të besonim se kishim gjetur vjollcën e vërtetë nga një periudhë kaq e lashtë," tha Prof. Erez Ben-Yosef nga Departamenti i Arkeologjisë i Universitetit Tel Aviv.
Deri më tani, ngjyra ishte gjetur në predhat e molusqeve dhe fragmente enësh, por jo në pëlhura.